Thursday , March 4 2021

Një ditë pas shpërthimit në Elbasan, vihet në pránga administratori i firmës

Policia ka vënë në pránga administratorin e firmës ku ndodhi dje shpërthiimi në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit, ku mbetën të plagosur tre punëtorë.  “Bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, janë kryer të gjitha veprimet në vendngjarje. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Kŕimit në Komisariatin e Policisë Elbasan aŕŕestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës’.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërthimi ndodhi dje rreth orës 10:30 të paradites. Tre personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi janë: Qemal Mullahu (61-vjeç), Osman dhe Eduard Bendaj (Babë e bir, 69 dhe 42 vjeç). Katër të tjerë patën gjithashtu lëndime të lehta.