Thursday , March 4 2021

“Zjarre të qëllimshme” Balla: Mirënjohje FA e zjarrfikësve, Prokuroria Elbasan të hetojë

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje sot për forcat e armatosura dhe zjarrfikëse që sic thotë morën masa të menjëhershme kundër zjarreve në zonat malore të Labinotit, në Elbasan. “Zjarre të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm ndaj të cilëve dora e fortë e ligjit do të godasë.

I bëj thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithcka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit”,- shkruan Balla në një postim në facebook ku nda foto nga operacionet për shuarjen e flakëve.