Tuesday , August 11 2020

Italia merr vendimin e papritur/ Mbyll kufijtë me dy shtete në Ballkan si shkak i Covid-19

Frika nga vala e dytë e koronavirusit ka bërë që shumë shtete të rimarrin në konsideratë mbylljen dhe kufizimin e lëvizjeve ndërmjet shteteve. I tillë është edhe rasti i Italisë, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia, e cila ka hartuar një listë në të cilën renditen vendet e pasigurta.Së fundmi ajo ka shtuar në listë dy shtetet ballkanike, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Sipas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, është marrë vendimi që çdo person që gjatë 14 ditëve të fundit ka kaluar në këta dy shtete, duhet të karantinohet për dy javë, nëse do dojë të futet në Itali.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se duhet akoma kujdes, pasi virusi ende vazhdon të jetë prezent. Ndërkohë në Itali janë shënuar vetëm 5 viķtima nga koronavirusi, ndërsa Lombardia që ishte dhe rajoni më i prekur në vend nuk ka shënuar asnjë viķtimë në 24 orët e fundit, por janë regjistruar vetëm 53 raste të reja infektimesh.