Tuesday , August 11 2020

Kandidatët për deputetë; Zbardhen emrat e propozuar nga PD në Elbasan. Emrat

Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë. Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça. Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.

 Fier, propozime ka pasur për mjekun e angazhuar gjatë situatës së Covid-19, Gazment Koduzi, anëtaren e Këshillit Kombëtar, Eriselda Prishta. Dega e PD në Lushnje nuk e ka pranuar ndryshimin e qëndrimit politik nga Myslim Murrizi, duke mos e propozuar atë si kandidat të mundshëm.

Demokratët e Shkodrës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznemeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu.

Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqsimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor.

Me një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2017, dega e PD Korçë në nivel qarku i ka dhënë disa prej ish-deputetëve besimin për të qenë sërish pjesë e listave të kandidatëve. Në Devoll disa propozime ka pasur edhe për ish-ministrin demokrat, Ridvan Bode që me votat e mazhorancës shkoi në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozime ka pasur edhe për studiuesin Erald Kapri.

Pasi la detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët e Vlorës propozojnë që Bujar Leskaj të përfaqësojë sërish të djathtën në parlament. Ndërkohë që komuniteti çam në këtë qytet ka propozuar emrin e Dashamir Tahirit si kandidat të mundshëm në listat e demokratëve.

Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish-kreun e Bashkisë Fran Frrokaj. Lezhnjanët propozojnë që në parlament të përfaqësohen edhe me figura si ato e pedagogëve Preç Zogaj, Agron Gjekmarkaj apo edhe një rikandidim të Preç Zogaj.

Në Gjirokastër emrat më të propozuar janë ata të ish-deputetëve aktualë por edhe ai i pedagogut Roland Bejko. Në listën e propozimeve bëjnë pjesë edhe ish-këshilltari i Presidentit Nishani, Ylli Asllani dhe shkrimtari Bardhyl Londo.

Në Dibër ish-deputetja Dhurata Çupi ka marrë një numër të lartë propozimesh, në Kukës janë propozuar sërish Flamur Noka dhe Isuf Çela teksa në Tropojë një prej emrave të propozuar është edhe ai i politologut Afrim Krasniqi.

Elbasan

Endri Hasa

Lucciano Boçi

Fitim Zekthi

Zheni Gjergji

Sonila Daiu

Aurel Bylykbashi(Kandidat për Bashkinë)

Edmond Biccoku

Nada Krypa

Mimoza Hasakeiu

Mirela Karabina 

dita