Saturday , March 6 2021

COVID 19/Faqja e zeze e konspiracionisteve

Faqja e zeze e konspiracionisteve eshte se nuk mbajne pergjegjesi per genjeshtrat qe sajojne apo perhapin me pasion. E fundit ishte per nje agjenci funeralesh, qe jepte 1.2 milione leke ne dore familjes se te vɗekurit, nese i deklaronin se vɗiq nga Covid19. Qe ketu del rrena e pare: certifikaten e vɗekjes nuk e ploteson familja, si t’i doje qejfi.

Ka mjekesi ligjore, ka firme e vule mjeku. Me pas, “agjencia” kishte deklaruar se “vetem ajo u kishte dhene 95 familjeve 1.2-15mln leke ne dore, per kete marifet”, nderkohe qe kur “u zbulua” ky skandali, ironikisht, nr total i vɗekjeve ishte 95… Dmth te gjitha rastet, nga marsi e deri me sot i ka manipuluar kjo agjenci.

Paturpesisht, gojetare qe llapin ne TV pa fre, me tituj e grada, e deklaruan sikur e kishin zbuluar dhe ishin siguruar 100% qe ishte e vertete, sepse ua kishte thene nje njeri nga brenda. Lajmi u perhap. Tani e degjoj ngado. Te gjithe me thone: e tha nje vajze, qe i kishte vɗekur i ati. Ajo vajza ishte shoqja e njërit, dhe i tha mos i trego njeriu. E tha ne televizor.

Kishte marre vete 2 mln te thata (ishte 1.2 ne fillim, por s’ka gje) ne dore. Pra, nuk ka diskutim…. Megjithate, ajo “kusherira” ngeli anonime. Askush nuk ia di emrin. Se nuk ka rendesi… Mashtrimit i doli boja, por kush shikon tani. Brenda kesaj jave, une qe po flas, une vete kam mesuar per raste shume te renda, me emer dhe mbiemer.😥 Zoti ua lehtesofte!

Por cudirat nuk sosin. Nje zonje (me emer dhe mbiemer) thoshte qe njerezit e saj te dashur, ne keto momente, po vuanin nga kjo semundje, i kishte shtepi; kurse tjetra ia kthente: “po jo moj, se nuk ka convid. Eshte mashterim. Duan te fusin çipin…” Kulmi… Çfare te bën idiotesia, s’ta bën as pleqeria!/I.H