Tuesday , August 11 2020

Grábitet fabrika e perpunimit te peshkut ne Elbasan

Një fabrikë e përpunimit të peshkut në fshatin Labinot-Fushë në Elbasan ka rënë pre e grábitjes. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë disa persona të maskuar kanë grábitur kasafortën e këtij restoranti. Ata kanë humbur të hapin një nga dy kasafortat, ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete.

Dyshohet se sasia e parave që kanë marrë grábitësit e kalon vlerën e 10 milionë lekëve. Ata e kanë transportuar kasafortën me një karrocë, për shkak të peshës së rëndë.

Dyshohet se në këtë ngjarje është kanë marrë pjesë një numër i madh personash për shkak të peshës së rëndë të kasafortës, ndërsa pjesa tjetër kanë bërë rolin e vëzhguesit jashtë ambienteve të kompanisë.

Në grábitje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilave e një tonazhi me të rëndë ka bërë transportin e kasafortës. Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar me një automjet tip Benz ML.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e kompanisë. Nga kamerat duken dy persona të cilët ķërcënojnë me ármë rojen e firmës që ka rënë pre e grábitjes, si dhe momenti kur largohen nga ambientet e saj.

Burimet thonë se janë sekuestruar edhe pamjet filmike në aksin rrugor Peqin-Elbasan ku dyshohet të jenë larguar autorët.

Ditën e djeshme janë shoqëruar disa persona të cilët dyshoheshin se mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë nga Policia nuk ka ende asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje./abcnews.al