Tuesday , August 11 2020

Vrásja e 23 vjeçarit në Elbasan, policia identifikon viķtimën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në rrethana ende të paqarta, në një rrugicë të kësaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 23 vjeç i plagosur, i cili është transportuar në spital, por si pasojë e plágëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka identifikuar viķtimën. Ai është R.Runaj, djali i një ish-punonjësi policie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel