Wednesday , October 28 2020

Rizgjidhet rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, reagon për herë të parë Skënder Topi

Prof. Dr. Skender Topi rizgjidhet Rektor i Universitetit të Elbasanit edhe për katër vitet në vazhdim. Pas përfundimit të procesit në 5 fakultete Prof. Dr. Skender Topi fitoi duke grumbulluar 89.4% të votave të grumbulluara nga studentët dhe personeli akademik. Sot ka reaguar edhe vet Z. Topi me ane te nje statusi ne facebook duke I falenderuar te gjithe per besimin.

Statusi i plote

I nderuar personel akademik i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”!

Së bashku përmbyllëm një mandat plot sfida dhe arritje. Bashkëpunimi ynë në të gjitha nivelet ka qenë mjaft i rrirë. Ju faleminderit për besimin tuaj!

Ju uroj suksese në detyrën tuaj dhe veçanërisht uroj ata të cilët do të ushtrojnë detyra dhe funksione të reja.

Ky 4-vjeçar do të jetë mandati i sukseseve edhe më të mëdha. Ju ftoj, që së bashku të realizojmë objektivat tona, në çdo njësi përbërëse të UE-së.

Të nderuar studentë,

Sukseset e institucionit tonë jeni ju dhe çdo arritje e juaja është edhe e jona. Ju faleminderit që keni zgjedhur UE për të krijuar të ardhmen tuaj. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!

Të nderuar personel ndihmës akademik,

Puna dhe korrektesa juaj është kthyer në shembull dhe model edhe për institucionet e tjera në vend. Ju keni ditur të jeni bashkëudhëtarë e këshillues të shkëlqyer.

Ju falenderoj dhe Ju uroj suksese të gjithëve!

Përzemërsisht,

Prof.dr. Skender Topi