Sunday , September 27 2020

Shkon të denoncojë vjeɗhjen e portofolit, gjobitet nga policia.

Nga shiu në breshër, kështu e ka pësuar një shqiptar në Itali, i cili ka rënë pre e hajdutëve dhe më pas është ndëshkuar me gjobë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytezën Pavullo nel Frignano, pranë Bolonjës, ku shqiptarja 45-vjeçare ra pre e hajdutëve të cilët i voɗhën portofolin, raporton newsbomb.al.

Ajo vendosi të shkojë në stacionin policor për të denoncuar ngjarjen, por e pësoi keq pasi karabinierët vendosën ta gjobisin për shkelje të karantinës. Çdo shtetas shqiptar që hyn në Itali, duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë 14 ditore.