Friday , September 18 2020

Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19 në vendin tonë. Emri

Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19 në vendin tone. Ditën e sotme ka humbur jetwn si pasojë e koronavirusit mjeku pneumolog  Anibal Byberaj. Mjeku Byberaj, 52-vjeç, ka shkuar ditën e djeshme te “Senatoriumi” në gjendje të rëndë. Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Byberaj nuk kas pasur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë bashkëshortja e Byberajt ishte mjeke pediatre në Laprakë. Byberaj ishte babai një vajze të vogël. Mjeku kishte një karrierë të gjatë mbi 24-vjeçare ku ka shërbyer edhe si drejtor i spitalit rajonal Tropojë.