Sunday , September 20 2020

A e keni i denë se sa paguhet nje pilote? Vajza pilote nga Elbasani që punon në Dubai na habit me shifrën

Quhet Xhesina Xhika dhe është një vajzë nga Elbasani e cila prej katër vitesh jeton e punon në Dubai. 25-vjeçarja tregon se prej 2 vitesh e gjysmë ka punuar si stjuardesë dhe gjithashtu vazhdon te trajnohet për pilote e madje pret të licensohet këto ditë. Gjate intervistes me Isli Islamin ajo ka treguar se gjithcka per te ka nisur kur beri fluturimin e pare si stjuardese. Madje ate dite qe u njohen edhe me kabinen e pilotit ajo i tha vetes qe me pune e vullnet mund t`ia dali te behet pilote.

Me pas tregon se eshte mesuar me turbulencat dhe dita me e veshtire per te ka qene 15 ore udhetimi ku duhet te kujdesesh me teper per pasagjeret.

Ndersa per familjen Xhika tregoi se e kane ditur qe ne fillim pasionin e saj dhe kjo deshire per tu bere pilote me shume i eshte bere habi mamas se saj qe mendonte se ska femra pilote ne kete bote por tashme eshte mbeshtetje teper e madhe si edhe e gjithe familja.

Kurse e gjithe vemendja si shqiptare qe jemi na shkon tek paga dhe kesaj pyetje mbi pagen ajo i eshte pergjigjur:

“Rrogat janë shumë të larta dhe varet nëse je oficer i parë apo kapiten. Në qoftë se je kapiten në shtet që paguhen më mirë mund të kenë një pagë plus – minus, 10 mijë euro”.