Friday , September 18 2020

Elbasani nuk gjen qetësi, shpërthim eksplozivi në qendër të qytetit

Elbasani nuk gjen qetësi. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit të ish futbollistit M. Toçi, duke shkaktuar  vetëm dëme të vogla  materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lokali ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./shqiptarja