Wednesday , September 23 2020

Ministri më i pasur dhe më i varfër i Ramës, zbardhen pasuritë e secilit prej tyre, njërin ”e mban” gruaja.

Me vitet në pushtet, duket se edhe pasuria e ministrave të qeverisë Rama ndryshon pas çdo deklarimi vjetor që ata bëjnë. Ka qenë ‘Spending Data Albania’ ajo që ka zbardhur pasuritë e të gjithë anëtarëve të kabinetit të qeverisë, duke nisur me vetë kryeministrin Edi Rama.

Nga deklarimet e vjetore të 2019-ës, portali rendit se sa kanë qenë të ardhurat e vetdeklaruara gjatë vitit të shkuar, sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Po ashtu, në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve të familjes, sidomos bashkëshortit/bashkëshortes.

Nga të dhënat, bie në sy se pasuria e kryeministrit është shtuar nga shitjet e krijimtarive artistike, po ashtu edhe të birit, Gregu. Më i ‘varfri’ rezulton ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ndërsa kanë shtuar pasurinë edhe përmes partnerëve Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë, apo ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Edi Rama

Pasuri të paluajtshme 1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2, fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë. 2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.

3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009. 5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë. Të ardhura neto në vlerën 2 024 485 Lekë nga paga si Kryeministër i Shqipërisë për vitin 2019.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 380 000 Lekë nga paga. 2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 Lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme. 3) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 Lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.

4) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 782 Lekë nga interesat bankare. 5) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 12 000 Euro nga shitja e një automjeti të tipit Audi. 6) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura neto në vlerën 27 150 Euro nga shitja e veprave të artit (pasi është likuiduar detyrimi tatimor i tatimit në burim). 7) Djali, Z. Gregor Rama, të ardhura në vlerën 36 481 Euro nga likuidimi. Gregor Rama është aksioner i vetëm i shoqëisë Magenta shpk me NIPT L81616023T e themeluar në 16.04. 2018 dhe e Likuiduar në 11. 01. 2019.

1) Shtesë vjetore me 428 348 Lekë nga të ardhurave personale i shtohen gjendjes në llogarinë bankare më 31.12.2019. 2) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, shtesë 6 866 126 Lekë i të ardhurave personale si gjendje në llogari në bankare më 31.12.2019 3) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, pakësuar me 86 000 Lekë gjendjen e mjeteve monetare cash. 4) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, pronare 100% e pasurisë së paluajtshme “tokë trualli” me sipërfaqe 80 m2, të blerë në 2019 në vlerën 3 000 000 Lekë.

5) Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, kredi bankare në shumën 80 000 Euro, marrë në 22.10.2013 me afat 10 vjet, për të cilën ka likuiduar në vitin 2019 shumën 4 380 Euro dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit 17 807 Euro. 6) Djali, Z. Gregor Rama, shtesë 13 788 Lekë në llogarinë bankare. 7) Djali, Z. Gregor Rama, shtesë 42 961 Euro në llogarinë bankare. 8) Djali, Z. Grigor Rama, blerë automjet të tipit BMË në shumën 15 000 Euro.

Bledi Çuçi

Pasuri të paluajtshme 1) Bashkëpronar me 33% të Ap.banimi Tiranë me sip. 94.4 m2, me privatizim, vlera 90 000 euro. 2) Bashkëpronar me 10% (vlerësuar pjesa si 25 000 euro) Ap.banimi Tiranë, me sip.130.3m plus ambiente ndihmëse, me blerje total në shumën prej 78 000 euro. 3) Bashkëpronar me 50% të Garazh për makinë, me sip.18.37 m2 Tiranë në vlerën prej 23 000 euro.

4) Bashkëpronar me 50% e Tokë Pyll me sip.1000 m2 në Lanabregas blerë 2007 në vlerën totale prej 1 400 000 lekë. 5) Bashkëjetuesja, ap. Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 8 000 000 lekë. 6) Bashkëjetuesja, garazh Rr. “Reshit Çollaku”, Tiranë, 23 0000 euro, pjesa takuese 50 %.

1) Të ardhura neto në vlerën 287 593 Lekë nga paga si Deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për periudhën 01.01.2019-16.01.2019. 2) Të ardhura neto në vlerën 1 505 258 Lekë nga paga si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën 16.01.2019-31.12.2019Të ardhura në vlerën 51 000 Lekë të përfituar nga honoraret për vitin 2019, si si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh.

Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, si rezidente e përhershme në SHBA deklaron të ardhura nga paga për vitin 2019 si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile në Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim (East Ëest Management Institute), OJF në Neë York, shuma 89 218.29 Dollarë.

Të tjera 1) Gjendje 3 434 474.42 Lekë në llogarinë bankare të pagës në 31.12.2019. 2) Gjendje 789 915.5 Lekë në depozitën bankare në 31.12.2019, me burim të ardhura nga interesat bankare. 3) Gjendje 18 990.1 Euro në depozitën bankare në 31.12.2019, me burim të ardhura nga paga. 4) Gjendje 115 183.1 Euro në depozitën bankare në 31.12.2019, me pjesë takuese 33.3%, me burim të ardhura nga shitja e një apartamenti në bashkëpronësi me prindërit.

5) Gjendje 571 626.4 Lekë në depozitën bankare në 31.13.2019 me burim të ardhura nga paga. 6) Pronar 100% i një apartamenti banimi në Tiranë të blerë në shumën 100 000 Euro, me sipërfaqe 121.94 m2 nga të cilat janë hipotekuara 108.58 m2 si sipërfaqe banimi dhe 13.36 m2 si sipërfaqe të përbashkët. Pasuria e rregjistruar në ZRPP Tiranë në 08.06.2019, është blerë me të ardhura nga një kredi bankare (referim pika

7) Kredi bankare hipotekore në shumën 12 200 000 Lekë të marrë në 02.08.2019 me afat 20 vjet (02.08.2019-26.07. 2039) për blerje apartamenti, me normë interesi 2.72 % në vit dhe me këst mujor 65 855.53 Lekë. Likuiduar detyrimi në shumën 263 422.1 Lekë dhe mbetur gjendja e pashlyer në vlerën 12 029 268.54 Lekë. 8) Kartë krediti me limit shume 4 900 Euro e disbursuar në datën 26.07.2019 për të cilën deri në 31.12.2019 nuk është kryer asnjë veprim. 9) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, llogari kursimi në USA me burim të ardhura nga paga, me gjendje 7 574.4 Dollarë.

10) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 55 514.61 Dollarë në llogarinë bankare në USA me burim të ardhura nga paga. 11) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 178.95 Dollarë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga. 12) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 4 414.32 Euro në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga.

13) Bashkëjetuesja, Znj. Delina Fico, gjendje 69 100 Lekë në llogarinë bankare me burim të ardhura nga paga. 14) Djali, Z. Endi Çuçi, gjendje 20 205.68 Euro në llogarinë Future me burim të ardhura nga paga e prindërve.

Gent Cakaj

1) Babai i subjektit, Shkëlzen Cakaj pronar 100% i një ndërtese me sipërfaqe 80 m2 në Prishtinë me vlerë 75 000 Euro. Ndërtesa është blerë në vitin 1999 me kursimet familjare të përfituara nga punësimi pranë shoqërisë “Telekom” në Kosovë për rreth 20 vite.

2) Shkëlzen Cakaj së bashku me bashkëshorten Naime Cakaj, kanë në pronësi ndërtesën me vlerë 200 000 Euro, me sipërfaqe 210 m2 në periferi të Prishtinës. Banesa është e ndërtuar në vitin 2013 me kursimet familjare dhe me një kredi të marrë pranë një banke të nivelit të dytë në Kosovë.

3) Nëna e subjektit, pronare 100% e një ndërtese me sipërfaqe 63 m2 në Prishtinë me vlerë 60 000 Euro. Banesa në vitin 1982 është marrë për shfrytëzim nga funksioni, kuadër defiçitar ndërsa marrja e pronësisë është bërë pas një periudhë 10 vjeçare shfrytëzimi në bazë të ligjit pozitiv të kohës. 4) Nëna pronare 100% i një pasurie 14 000 Euro, me sipërfaqe 14 m2 .

Të ardhura në vlerën 1 393 764 Lekë nga paga si Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, periudha janar- dhjetor 2019. E ardhura mujore është 116 147 Lekë. Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipërisë, gjendja 700 598.15 Lekë.

Olta Xhacka

Nuk ka pasuri të paluajtshme. Të ardhura në vlerën 1 570 352 Lekë nga paga si Ministër i Mbrojtjes për vitin 2019.

1) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 3 788 400 Lekë nga qiradhënia për njësinë e shërbimit, dyqan. 2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 1 175 775 Lekë nga ISSH-ja. 3) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 345 000 Lekë nga shitja e automjetit të djalit.

4) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci, të ardhura në vlerën 600 000 Lekë nga paga si administrator i shoqërisë AG TÇ për vitin 2019. 1) Znj. Xhaçka për kontratën e lidhur me kompaninë Agikons Sh.p.k me qëllim blerje të një apartamenti banimi 2+1, në Tiranë, për vitin 2019 nuk ka bërë asnjë pagesë dhe gjendja e detyrimi të pashlyer ka mbetur e pandryshuar.

2) Bashkëshorti, Z. Artan Gaci,për kredinë bankare të marrë në një bankë të nivelit të dytë, ka shlyer në 2019 si principal dhe interesa shumën 7 642.7 Euro (921 764 Lekë). Gjendja e mbetur e detyrimit kundrejt bankës në 31 Dhjetor 2019 është 3 225 Euro.

3) Z.Artan Gaci, kredi bankaren në shumën 50 000 Euro (6 750 000 Lekë), me qëllim blerje makinë të tipit Land Rover në vitin 2017. Për vitin 2019, është likuiduar detyrimi 9 751.63 Euro (1 199 450 Lekë) dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit në shumën 27 755 Euro.