Saturday , September 19 2020

Shpërthim në qendër të Elbasanit.

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Burime për syri,net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës tre në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit. Gazetarja e “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.  

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor dyshohet se ka qenë rreth 100 gram lëndë plasëse artizanale e vendosur jashtë një lokali. Policia ka mbledhur të gjitha provat në vend si dhe ka nisur sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.