Wednesday , September 23 2020

Aksident i rëndë në Elbasan. Humb jetën 43-vjeçarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin Elbasanit, ku ka humbur jetën një 43-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras. Burime zyrtare thanë se në aksident mjeti tip ” Skoda”, me drejtues A.I.,rreth 45 vjeç është përplasur me mjetin tip “Skoda” me shofer N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë ka humbur jetën G.I.,43 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë ŕrezikut për jetën. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.