Wednesday , September 23 2020

Elbasan; Makina përplas për vdeķje kalimtarin në mes të qytetit. Largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Raportohet se një kalimtar është aksidentuar për vdeķje te porta e Kalasë, në mes të qytetit të Elbasanit. Makina që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Viķtima ende i paidentifikuar ka humbur jetën, pas përplasjes, pa marrë dot as ndihmë e parë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

/NOA.al