Sunday , September 27 2020

Ka mungesë oksigjeni. Denoncimi i qytetares tek COVID-2 Mjeku tha i dhashë pak Oksigjen’

Situata në ambientet e spitalit COVID-2 “Shefqet Ndroqi” nuk është aspak e qetë, me familjarët e të shtruarve që kërkojnë informacione në lidhje me gjendjen e të afërmve të tyre. I tillë është edhe rasti i një gruaje, e cila thotë se ka bashkëshortin e saj të shtruar, por aty kanë dëgjuar që ka mungesë oksigjeni.

Sipas saj edhe për tamponin kanë pritur 10 ditë por nuk ka shkuar njeri t’ua marrë, kështu që janë detyruar që ta bëjnë në privat. “S’ka nevojë për tamponin më thoshin. Më mirë je në shtëpi apo në spital më thoshin”, shprehet gruaja. “U bë 10 ditë dhe u rëndua, e kam sjellë këtu dhe mezi ma pranuan, ishte nxirë burri në fytyrë. E lanë burrin 10 ditë në shtëpi, tamponin vajtëm e bëmë në spital privat. Shyqyr që na kthyen përgjigjen që ishte pozitiv dhe erdha e solla”.

Por ajo që është më shqetësuese është mungesa e oksigjenit në këtë spital. Gruaja thotë se doktori që takoi i kishte thënë se burrit të saj i kishte dhënë pak oksigjen. “Fola me mjekun më tha “i kam dhënë pak oksigjen”. Nëse s’kanë oksigjen të vete të marr kredi të shpëtoj burrin”, thotë gruaja.

“Më duket se virusin e kemi marrë te ambulanca e lagjes. Aty s’kishte as doreza, asgjë. I thoja infermieres vish dorezat, i merrja dorezat me vete. Unë e kam bërë tamponin por s’më ka ardhur përgjigja, ka më shumë se 50 orë. Marr 127 më thonë s’jemi për tampon. Ta di kam apo s’kam virus.