Sunday , September 20 2020

Elbasan; Rezultoi me Covid-19, drejtoresha e Arsimit jep lajmin e rëndësishëm për qytetarët

Drejtoresha e Arsimit në Elbasan, Anila Çota është infektuar me Koronavirus. Ajo ka dhënë një deklaratë për “Fax News” ku është shprehur se tani zyra po punon me staf të reduktuar, ndërsa pjesa tjetër nga shtëpia. Çota ka treguar se qytetarët do e marrin shërbimin e nevojshëm përmes shërbimit postar ose email-it.

 “Të gjitha detyrimet tona ligjore po kryhen në afat pa sjellë asnjë pengesë pavarësisht gjendjes time shëndetësore. Të lutem mos i panikosni qytetarët se po më telefonojnë të shqetësuar në lidhje me nevojat e tyre.

Unë tashmë i kam deleguar kompetencat e mia sipas ligjit dhe gjithçka kryhet konform kërkesave. Tamponit i janë nënshtruar edhe familjarët e mi, të cilët në testin e parë kanë rezultuar negativ”, është shprehur ajo.