Friday , September 18 2020

Aksident i rëndë, drejtuesi i mjetit humb jetën në vend. Ja ku ka ndodhur

Një aksident me me pasoje humbje jete ka ndodhur ditën e sotme në Orikum. Policia e Vlorës bën me dije se në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.