Friday , September 25 2020

“Kisha shumë frikë, kalova në mënyrë të paligjshme”, Rike Roçi kujton episodin që i ndryshoi jetën përgjithmonë!

Rike Roçi është një ndër ish banoret më të komentuara të Big Brother. Shpesh herë në qendër të vëmendjes për format fizike apo aludimet për histori të ndryshme dashurie, Rike ka mbajtur prej vitesh titullin e vajzës seksi. Por, përtej formave fizike dhe asaj çka shohim në rrjete sociale, edhe për Riken ka patur plot momente të vështira në jetë. Një ndër to e ka kujtuar së fundmi, ku duhet thënë se është një moment që i ka shenjuar jetën.

“Histori e shkurtër.25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time … Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës … sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm … por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time. Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme … E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka,” ka shkruajtur ajo.

/Descript.al/