Sunday , September 27 2020

E trishtë; Të dy mjekë, babë e bir humbin betejën me Covid-in…

Babë e bir, që të dy mjekë në Florida të SHBA-ve, kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus. Carlos Francisco Vallejo, 57-vjeç, besohet se e mori virusin nga kontakti me një prej pacientëve të tij, e pas Carlos edhe pesë anëtarë të familjes u infektuan, mes tyre gruaja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo. 57-vjeçari po kujdesej për rreth 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin të shpërndarë në tre azile.

Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën me virusin më 1 gusht, pas rreth 42 ditëve qëndrimi në kujdesin intensiv. Ndërsa Jorge ka ndërruar jetë disa kohë më parë.

“Ne humbëm dy shtyllat e familjes tonë të madhe. Në sytë e mi, gjyshi im ishte ëndrra amerikane”, u shpreh gazetarja Jessica Vallejo, njëherazi e bija e Carlos dhe mbesa e Jorge./tch