Friday , September 18 2020

Ngjarje e rëndë në vendin tonë, 29-vjeçari me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një pacient 29-vjeçar, i prekur nga Covid-19 është hedhur nga kati i tretë i spitalit. I riu ka gjetur menjëherë vdeķjen. Burime për Top Channel kanë zbuluar se 29-vjeçari me iniciale Xh. K., trajtohej prej disa ditësh tek “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende me dije, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. /News31.al