Sunday , September 20 2020

“Për pak ditë do linte spitalin”, detaje të reja për 29-vjeçarin që u hodh nga kati 3 i spitalit

Detaje të tjera dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 29-vjeçar i prekur nga Covid u hodh nga kati i tretë duke humbur jetën. Mësohet se pacienti ndodhej në spital prej 7 ditësh dhe gjendja e tij po shkonte drejt shërimit. News 24 raporton se ai trajtohej me shumë pak oksigjen, tre apo katër litra dhe se brenda pak ditësh pritej të linte spitalin.

Sipas të njëjtave burime, 29-vjeçari me inicialet XH.K ja qenë duke marr trajtimin mjekësor pak para se të kryente aktin e rëndë, rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.