Saturday , September 19 2020

Simptomat e Covid-19 tek fëmijët, si dallojnë nga shenjat e gripit të thjeshtë?

Virozat shpesh mund të konfuzohen me infektimin nga koronavirusi dhe e anasjellta, ndërsa alarmi më i madh vjen për fëmijët. Si të dallojmë nëse të vegjëlit janë prekur nga Covid-19? OBSH shprehet se në këtë rast, prindërit janë ata të cilët do ta diktojnë menjëherë nëse diçka ndryshe po ndodh me fëmijët e tyre. Ndonëse simptomat janë thuajse të njejta me ato të një gripi të zakonshëm, çka vërehet si sjellje më e shpeshtë është lodhja dhe oraret e zgjatura të gjumit. Kolla, temperatura, humbja e shijes dhe nuhatjes janë gjithashtu shenja të Covid-19.

Skuqja e lëkurës, sidomos nëse përhapet shpejtë në lëkurë, është tregues infektimi me koronavirus tek të vegjëlit. Edhe mungesa e frymëmarrjes është vërejtur në disa raste, ndonëse më rrallë se simptomat e tjera. Ekspertët bëjnë thirrje për monitorim të vazhdueshëm të sjelljes tek fëmijët.

Në rast se prindërit dallojnë një nga shenjat e lartpërmendura, OBSH thekson se kontakti me mjekund duhet të jetë i menjëhershëm. /News31.al