Friday , September 25 2020

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina. Njëra prej tyre merr flakë (Foto)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan – Peqin në fshatin Lolaj. Bëhet e ditur se dy mjete janë përplasur mes tyre, ndërkohë që ende nuk behet e ditur nëse ka të lënduar apo jo. Si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve është shkrumbuar në pjesën e motorrit. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Nuk është hera e parë që ndodhin aksidente të tilla në këtë aks. Kujtojmë se para 1 muaji në këtë segment ndodhi një aksident i rëndë pa pasoja në njerëz dhe vetëm dje pati një përplasje të dy makinave. Më hapjen e rrugës së re Elbasan-Tiranë  në aksin Rrogozhinë-Elbasan është shtuar edhe trafiku e për rrjedhojë aksidentet.