Thursday , October 22 2020

Tre automjete përfshihen në një aksident, 6 persona të plagosur. Mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik (Malësi e Madhe) mbrëmjen e djeshme, ku raportohet për gjashtë persona të plagosur. Dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se tre makina janë përfshirë në këtë aksident rrugor të ndodhur në vendin e quajtur Vrakë. Raportohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë. Në galeri shikoni pamje të rënda të këtij aksidenti.

Aksi Shkoder – Malesi e Madhe per shkak te erresires gjate nates dhe mungeses se sinjalistikes, eshte kthyer ne nje rruge te pergjakshme per shume drejtues automjetesh nder vite./noa.al/