Monday , September 21 2020

E kishte pritur gjithë jetën! Klaudia Pepa zbulon projektin e madh ku do marrë pjesë dhe nuk lidhet me kërcimin

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, poston shpesh në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit e saj pothuajse çdo gjë që bën, por videot e fundit sapo na zbuluan se ajo ka realizuar ëndrrën më të madhe që ka. Klaudia do të marrë pjesë në një film, i cili titullohet “REVERSE”. Ai është projekti më i fundit i Giuseppe Lepore për Bielle Re, sipas “Cinema  italiano”.

Xhirimet e filmit do të nisin sot, në Abruzzo, sigurisht nën masat e nevojshme të sigurisë për shkak të gjendjes nga Covid-19.

Ky projekt, i cili është shkruar nga skenaristi Guillau me Pichon, do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thriller ligjor.