Monday , September 21 2020

Më në fund merret vendimi: Shkollat do të hapen në shtator, ja si do të zhvillohet mësimi

Është zyrtarizuar vendimi për shkollat në vendin tonë! Sipas një komunikimi virtual të vetëm pak minutave më parë, mes ministres së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, u bë publik vendimi për sezonin e ri shkollor. Për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe gjithë protokolleve të shëndetit dhe sigurisë dhe duke analizuar të gjithë faktorët e riskut, është vendosur që shkollat të hapen në shtator, por masat që duhen zbatuar do të jenë të rrepta.

“Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat. Në shkollat që kanë pak nxënës mësimi do vijojë normalisht, në shkollat me më shumë nxënës mësimi do të bëhet me turne, duke i ndarë nxënësit në grupe të vogla, në mënyrë që të ruhet distancimi mes tyre.”- u shpreh Shahini.

Nga ana tjetër ministrja Manastirliu deklaroi se është duke u përgatitur protokolli i sigurisë për hapjen e shkollave, për të reduktuar përhapjen e koronavirusit. Sipas saj, deri më tani është vënë re se transmetimi në shkolla ka qenë i rallë dhe rastet sporadike.

“Ne si institucione nuk i kemi ndërprerë përgatitjet për të përcaktuar protokollet e sigurisë. Grupet tona janë në komunikim për protokollet ku përfshihen masat e distancimit social. Nga vëzhgimet e kryera rezulton se transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë. Ato kanë pak mundësi të përhapin virusin nëse merren masa. Kemi eksperiencën me hapjen e kopshteve ku është vënë re se pavarësisht rasteve të infeksioneve nuk kemi pasur shpërthime.

Çdo vendim po koordinohet me përgjegjësi. Qëllimi ynë është siguria e shëndetit të çdo qytetari. Une e thashë edhe dje sa i përket ecurisë së pandemisë. Zbatueshmëria e masave mbrojtëse janë parakusht edhe për hapjen e institucioneve arsimore. ISHP po përgatit protokollin e sigurisë. Ne do të vijojmë informojmë qytetarët duke kërkuar zbatimin e rregullave”.