Wednesday , December 2 2020

Lëkundje tërmeti shkundin Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Një tërmet i shkallë rihter 3.5 ka lëkundur pak çaste më parë Shkodrën. Lëkundjet janë ndier në orën 09:37 dhe kanë pasur si epiqendër grykëderdhjen e Lumit të Bunës, afër Velipojës. Duke qenë se ka pasur një thellësi prej 5 km, lëkundjet janë ndjerë nga banorët e zones dhe turistët.

Pesë ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar në qarkun e Elbasanit, rreth 9 kilometra nga Librazhdi. Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje tërmeti në qarqe të ndryshime, kryesisht në Korçë, e fundit kjo që tërmetin më të fortë dhe me dëme materiale e regjistroi në shtator.

Në 26 nëntor vendi ynë u trondit nga një tjetër tërmet i fortë, i cili i mori jetën më shumë se 50 persona, ndërsa epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, në afërsi të Durrësit. Durrësi ishte edhe qyteti ku u shënuan dëmet më të shumta materiale./panorama