Friday , September 18 2020

Xhino Koça u hodh nga kati i 3-të i ‘Shefqet Ndroqit’, thyen heshtjen nëna e tij stilistja Lira Koça

Xhino Koça humbi jetën pak ditë më parë pasi u hodh nga kati i 3-të i spitalit ‘Sehfqet Ndroqi’, ku po merrte kurën ndaj Covid-19, pasi ishte infektuar. Për herë të parë në rrjete sociale ka reaguar nëna e tij, stilistja Lira Koça, e cila ka ndarë me ndjekësit një foto të të birit. Ajo ka njoftuar në emër të saj dhe të bashkëshortit të gjithë miqtë dhe familjarët për vizitat e ngushëllimit për të birin, duke i kërkuar të gjithëve të respektojnë masat anti-Covid.

“Njoftim:

Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,

Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat.

Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur.

Me respekt Edlira dhe Leonard Koça.”