Friday , September 18 2020

Studimi i ri. Simptomat e Covid-19 shfaqen sipas kësaj radhitjeje

Simptomat e COVID-19 kanë tendencë të shfaqen në një rradhitje të caktuar, një konstatim që mund të lejojë zbulimin dhe trajtimin e hershëm te një numër pacientësh. Zbulimi vjen pas njw studimi nga Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugorethonë, ku theksohet se rradhitja e zakonshme e simptomave është : 1.Ethet, 2. Kolla 3. Dhimbjet muskulore 4. Nauze dhe/ose të vjella 5. Diarre

Ekspertët thonë se tre simptomat e para nuk kanë pse të shfaqen me radhë, por mund të shfaqen të gjitha në të njëjtën kohë, të pasuara nga nausea, të vjellat e diarreja.

Jo të gjithë pacientët kanë përjetuar të njëjtin grup simptomash. Por gjetjet e reja ndihmojnë të theksohet se si COVID-19 ndryshon nga sëmundjet e tjera tashmë të njohura. Megjithëse ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me një numër sëmundjesh të tjera, siç është gripi, studimi thekson se periudha kohore në të cilën shfaqen këto simptoma dhe më vonë simptomat gastrointestinale e ndajnë koronavirusin e ri.

“Të kuptuarit e rradhitjes së simptomave të virusit është shumë e dobishme gjatë ‘cikleve të mbivendosjes së sëmundjes”, siç është sezoni i ardhshëm i gripit”, është shprehur Dr. Peter Kuhn, një nga autorët e studimit.

Studimi shqyrtoi simptomat e më shumë se 55,000 personave të infektuar të konfirmuar, të dhëna këto të grumbulluara nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ato janë krahasuar me rastet e gripit dhe sëmundjeve të tjera.