Tuesday , September 22 2020

“Nuk do shoh më kurrë çift si ju”, Rudina Dembacaj prek me postimin e fundit (FOTO)

Pak kohë më parë, aktorja e njohur Rudina Dembacaj humbi babain e saj. Ai u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Rudina tregoi me anë të postimeve të ndryshme se i qëndroi pranë gjithmonë dhe humbja e tij i shkaktoi shumë vuajtje. Gjatë këtyre javëve, ajo ka ndarë momente të ndryshme me babain e saj të ndjerë, ashtu siç ka bërë edhe sot.

Ajo ka publikuar një foto të prindërve, teksa vallëzojnë bashkë.

“Mami dhe babi, nuk do shoh kurrë çifti si ju”, shkruan Rudina e prekur krahas fotos.