Wednesday , December 2 2020
Foto Arkiva

Aksident i trefishtë në mesnatë, plagosen rëndë 6 vajza

Një aksident ka ndodhur pas mesnate në Krujë. Mësohet se , një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho”. Siç bën me dije policia si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

Të plagosurit  pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar  drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe,  të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.