Wednesday , September 30 2020

Periudhë ndryshimesh për Bora Zemanin; Ndarja me Donaldin, largimi nga “3-shat” dhe projekti në ekranin e ri!

Bora Zemani dukej se po kalonte një verë mjaft të bukur me partnerin e saj Donald Veshaj. Krejt papritur, fotot e tyre në rrjete sociale u fshinë nga të dyja palët. Me këtë veprim, duke treguar kështu që janë ndarë, rrjedhimisht pyetja e fansave ishte se çfarë do të ndodhte me “3-shat”, programin që Bora prezantonte me binjakët Veshaj sezonin e kaluar.

Mesa duket, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, shumë gjëra kanë ndryshuar për moderatoren. Ajo ka postuar një foto nga ambjentet e Top Channel, duke nënkuptuar kështu që sezoni i ri do e gjejë pikërisht në këtë ekran. Por, çfarë programi do të ketë Bora?

Në fakt, besohet se ajo ka marrë rubrikën “Për’Puthen” e cila u prezantua sezonin e kaluar nga Nevina Shtylla. Pak kohë më parë kemi shkruajtur për Nevinën e cila nuk kishte kurrfarë reagimi në rrjete sociale rreth “Për’Puthen”, duke mos promovuar promon e rubrikës që besohej se ishte e saja.

Këto aludime tashmë janë konfirmuar, pasi edhe vetë autorja e kësaj rubrike, ka zbuluar se “Për’Puthen” do të vijë si një format më vete, jo pjesë e “E Diell” dhe do të ketë një moderatore të re, një brune simpatike ka thënë Olsa Muhameti.

Epo, përshkrimi i Olsës i koordinuar me foton e Borës nga ambjentet e Top Channel, duket se e zgjidhin një herë e mirë këtë “mister”. Tani na mbetet vetëm të zbulojmë se çfarë programi do të krijojnë binjakët Veshaj, duke qenë se nuk janë më “3”.

/Descript.al/