Wednesday , September 23 2020

Elbasan,organizoi dasmë, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një lokali

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit është gjobitur me vlerën 1000.000 lekë të reja pronari i një lokali pasi kishe organizuar  dasmë në kundërshtim me aktin normativ. Sipas policisë Elbasan pronari i lokalit me iniciale A.H. është gjobitur me vlerë 1.000.000 lekë të reja pasi kishte marrë përsipër rrezikun duke organizuar dasmë pa zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan
Organizoi ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.