Wednesday , September 23 2020

U bë nënë për herë, Olta Gixhari publikon foton e parë me të birin, zbulon emrin dhe kuptimin e mistershëm

Olta Gixhari dha lajmin e madh, që u bë nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj spanjoll të cilin ende nuk e ka bërë publik. Aktorja e njohur shqiptare ka publikuar foton e parë shumë të ëmbël me të birin e saj, teksa i ka zbuluar vetëm këmbët e vocka, dhe jo fytyrën. Në përshkrimin krahas fotos Olta mezi ka gjetur fjalët të shprehë emocionin e madh dhe dashurinë që ndjen për të voglin e saj të porsalindur.

Bukuroshja na ka bërë me dije dhe emrin e djalit, i cili është pagëzuar nga prindërit e tij si Amar. Ky emër është shumë domethënës pasi në gjuhën hebraike do të thotë i përjetshëm ndërsa në atë arabe do të thotë hënë.