Friday , September 18 2020

‘M’i kishin zhvatur edhe qindarkat në sirtare’: Emigranti nga Elbasani tregon si i grabitën gjithçka

Emigranti Elton Toromani, të cilit disa ditë pasi u kthye nga Londra, maksat i hynë në shtëpi dhe i grabitën shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë, ka treguar detaje mbi ngjarjen. Këtë ngjarje ai e quan shokuese dhe thekson se fillimisht hajdutët i kanë thyer derën kryesore. “Dje në orën 09:15 më ka ndodhur një rast shokues, më kanë thyer shtëpinë, kanë vjedhur para. Shtëpia ka qenë vetëm, ka shkuar mami dhe e ka parë që është vjedhur shtëpia.

Ndërkohë, ishte vjedhur dhe një aŕmë, që ka qenë me leje në emër të babait. Kur ka shkuar mamaja në shtëpi, çdo gjë ka qenë e shkatërruar. Kemi bërë denoncimin në polici, presim të zbardhet sa më shpejt. Hajdutët kanë thyer derën kryesore, kanë kontrolluar të gjitha dhomat, çdo gjë ishte e shkatërruar.

Kanë marrë para e bizhuteri, prindërit janë të shokuar. Ka qenë një shumë e konsiderueshme në para dhe paund. Gjëja më e çuditshme është se hajdutët kishin gjetur dhe qindarkat nëpër sirtare”, tregon emigranti për news 24.