Wednesday , September 23 2020

A keni dëgjuar shprehjen “U nxi Gropa e Tezes dhe do bjeri shi ne Elbasan” ja legjenda e saj

Te gjithë elbasanasit e kanë dëguar shprehjen ‘Gropa e Tezes’ dhe sa herë që nxihet ajo pjesë të gjithë thonë që do bjeri shi. Nëse jeni kurioz për legjendën ja ku e keni këtu; Para disa vitesh gjatë një aktiviteti malor me grupin e AST Elbasani në zonën e Funarit në një nga pushimet gjatë ecjes M.S Filip Berdufi u drejtohet grupit ( ishin pothuaj të gjithë nga Elbasani )

– A keni dëgjuar shprehjen ” U nxi Gropa e Tezes ” dhe prite kur të bjerë shi tani në Elbasan ?

– Po u përgjigjën shumë nga pjestarët e grupit , dhe është e vërtetë se kur vrenjtet , vetëtin e bubullinë në atë drejtim është e sigurtë që do bjerë shi në Elbasan…

– Unë , vazhdoji Filipi po ju them ,por nuk jam vetëm unë që e them këtë , që ajo nuk e ka emrin “Gropa e Tezes ” por Gropa e Zeusit apo Te Zeusi ( në shkurtimet shqip Zeus( Zës )

Shembull i këtij emërtimi kemi majën e ZËS ( Zeus ) në Tomorr (shën.im)

Dhe këtu ku jemi sot quhet Mali i Letan_it por nga Mitologjia kemi emërtimin Letona , e dashura e Zeusit.

Dhe jo rastësisht është ky emërtim ,pasi Zeusit i atribuoheshin Bubullimat e Vetëtimat !

Pra kur nxihej Gropa ( vendi ku qëndronte) Zeusi dhe bubullinte e vetëtinte , me patjetër do binte shi në Elbasan

Ndërsa “Gropa e Tezes” nuk ka kuptim pasi Gropa nuk ekziston si vëndndodhje gjeografike e caktuar ( në Funar , ajo është e përcaktuar vetëm si drejtim kur e sheh nga Eëbasani …..

Dhe Teze ( motra e nënës) është me prejardhje Turke si fjalë , dhe normale që nuk ka si të ketë lidhje me paganizmin !!!

Mos harrojmë se këtu në këtë zonë kemi të dhëna historike e arkeologjike në vazhdimësi që nga antikiteti

Do ju them dhe një kuriozitet , po këtu në Letan janë gjetur varreza të njerëzve të gjatësisë mbi normale ( mbi 3m ) ….. por kjo është një temë tjetër (shën.im)/ Marre nga Artur Guni AST