Wednesday , October 28 2020

Aksident në Elbasan; Përplasen 3 makina, ka të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në Elbasan. Tre makina janë përplasur në aksin Elbasan-Librazhd mbrëmjen e sotme. Nga aksidenti u plagos një person, që u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake.