Friday , November 27 2020

Askujt nuk i kishte shkuar ne mendje; Mjeku kanadez gjen zgjidhjen ideale për të kuruar të prekurit me koronavirus

Një mjek kanadez ka gjetur një ide gjeniale. Ai ka arritur të bëjë një ventilator qw mund të kurojë nëntë pacientë përnjëherë. Doktor Alain Gauthier, anestezist në Spitalin e Ontarios, u frymëzua nga videot në YouTube për të krijuar respiratorin. “Canadian Press” raporton se për të funksionuar, duhet të bashkohen pacientët të cilët kanë madhësi dhe kapacitet të ngjashëm të mushkërive.

Më pas tuba të shumta bashkangjiten në një respirator, i cili funksionon me disa herë më shumë fuqi sesa normalisht. Doktori tha se ka frikë që spitali mund të mos jetë në gjendje të sigurojë numrin e respiratorëve që duhen.

“Në një moment ne mund të mos kemi mundësi të tjera. Kjo mundësi mund të jetë e mirë për t’i dhënë një shans”, tha si për CBC News.

Kolegu i tij, Alan Drummond publikoi fotot e respiratorit duket lavdëruar punën e doktorit.

Edhe Themeluesi i Tesla, Elon Musk e cilësoi si mjaft interesante.