Thursday , October 22 2020

Shkolla po afron: Ja cilët fëmijë s’duhet të vënë maskë dhe si duhet ta përdorin sipas moshës!

‘OBSH-ja dhe UNICEF-i rekomandojnë që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen’. Kështu e nis deklaratën e saj OBSH në Shqipëri, teksa bën një sqarim në lidhje me përdorimin e maskës te fëmijët. Ndërkaq thekson se fëmijët nën e deri në moshën 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure.

Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e transmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikëqyrjen e të rriturve.

Për fëmijët mbi 12 vjeç, mbeten në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit, sidomos në zonat ku virusi është shumë i përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet.

Për hollësi të mëtejshme rreth përdorimit të maskës nga fëmijët në komunitet në kushtet e COVID-19, shih https://bit.ly/31lQfmA