Friday , September 25 2020

E mbani mend vajzën e të ndjerit Doktor Florit, nuk do e besoni sa është rritur

Kanë kaluar tashmë 6 vite pa të. Në 17 nëntor të 2014-ës u nda nga jeta këngëtari shumë i dashur për publikun Dr. Flori. Këngëtari la pas dy fëmijë, një vajzë e një djalë dhe bashkëshorten Blerina. Miqtë e tij publikojnë herë pas here foto me fëmijët e Dr. Florit, duke na mbajtur edhe të informuar për jetën e tyre pas humbjes së babait.

Këngëtarja Aurel Gaçe ka publikuar një foto me Kaltrinën, vajzën e kolegut të ndjerë. ajo që vemë re është se Kaltrina është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë, ndërsa Aurela nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të.

“Unë nuk jam e shkurtër, thjeshtë Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra. Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël. Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot një zonjushë 1.70 cm”, shkruan Aurela krahas fotos.