Friday , September 18 2020

Jetë superluks dhe shpenzime pafund, këto janë vajzat më të pasura në Tiranë.

Janë vajza që bëjnë jetë luksoze, krahasuar me vajzat e tjera të vendit, pasi blejnë edhe përdorin brandet më të fundit të veshjeve. Bëhet fjalë për 15 bukuroshet më të pasura në Tiranë, të cilat e ndajnë jetën e tyre mes kryeqytetit shqiptar dhe atyre të botës. Me pasuri të trashëguar ose jo, ato kanë të ardhura kolosale.

Ato na kanë treguar se kur vjen puna për të drejtuar, arrijnë ta bëjnë këtë më mirë se meshkujt. Sipas një klasifikimi nga In Tv, kjo është lista e detajuar e vajzave te pasura të Tiranës, dhe përkatësisht pasuritë që ato zotërojnë.

1- Lori Hoxha, Sara Hoxha: Dy motrat simpatike të cilat lakmohen nga të gjithë për stilin në të veshur dhe jetën që bëjnë, janë edhe shumë të zonjat në mbarëvajtjen e bizneseve që babai i ndjerë i ka lënë trashëgimi. Lori Hoxha ka provuar se ka mundur të vazhdojë rrugën e babait të saj me shumë rigorozitet. Tashmë ajo nuk njihet thjesht si vajza e Dritan Hoxhës, por si një ikonë mode dhe producente në rritje. Familja Hoxha ka burim të ardhurash nga biznese të shumta.

2- Shoqja e Lorit, Adela Sollaku: Vajza e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, është një tjetër figurë interesante. E kuruar në detaj dhe gjithnjë në super formë fizike. Gjithashtu e njohur edhe si ish e dashura e zemrës e reperit Ledri Vula.

3- Kristina Neranxi: Një tjetër bjonde simpatike, gjithnjë e krahasuar me Paris Hilton për nga ngjashmëria fizike. Kristina është menaxherja e firmës së babait të saj dhe ka një nga baret më të frekuentuara në bllok të cilën e punon me produktet e saj.

4- Sindi Xhillari: Sindi është vajza e pronarit të një prej clubeve më të pëlqyera të natës në Tirnë, Alban Xhillarit dhe gjithashtu edhe të një kompanie të kinemave. Bukuroshja është 21 vjeç.

5- Adela Masha, Freda Doçi: Adela dhe Freda janë dy bjonde të cilat shpesh krahasohen me Wilson Sisters tek filmi Ëhite Chicks por janë shoqe të ngushta. Gjithnjë të kuruara, sexy dhe gati për party të fuqishme. Familja e Adelës ka një shkollë të njohur ku Adela është edhe presidente. Prindërit e Fredës kanë kompani ndërtimi dhe një prej komplekseve luksoze në Gjirin e Lalzit.

6- Elena dhe Erisa Male: Vajzat e biznesmenit Behar Male i cili zotëron një shkollë dhe një prej hoteleve më të mëdhenj në Tiranë. Të dyja bukuroshet janë menaxhere tek bizneset e familjes.

7- Era Xhabafti: Vajza simpatike e familjes Xhabafti njihet për hijeshinë që ka kur shfaqet në jetën e Tiranës. Era nuk është vetëm e bukur por edhe shumë e zënë me punë. Ajo ka një kompani të madhe që merret me prodhimin e disa produkteve të njohura të bulmetit, menaxhon një prj butikëve më të njohur dhe gjithashtu punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë.

8- Ersi Ngjela: Një personazh kontrovers, gjithnjë e zhurmshme dhe me stil të veçantë. Vajza e biznesmenes Shefikat Ngjela, Ersi, njihet për veshjet dhe lifestyle-in e saj të shtrenjtë. Të gjitha këto, bukuroshja i ka si pasojë e bizneseve familjare që përfshijnë emra të njohur kompanish.

9- Krista Merkoçi: Fashion Blogger, dhe princesha e mamit. Familja e Kristës ka një farmaci dhe ekskluzivitetin e dy firmave të famshme.

10- Bora Kokëdhima: Rebelja e familjes Kokëdhima, Bora, shquhet për personalitetin e saj eksploziv dhe ndër të tjera edhe për brandin e saj të cilin ja ka dalë ta prezantojë me shumë sukses në treg. Bjondia simpatike është vajza e deputetit Koço Kokëdhima i cili zotëron edhe shumë biznese.