Sunday , September 27 2020

Mjeku Osmënaj nuk pret valë të dytë virusi dhe kundërshton nismën e qeverisë.

Megjithese dite pas dite Ministria e Shendetesise po raporton shifra te rasteve te reja te Covid-19, radiologu Renato Osmënaj eshte optimist dhe thote se jemi gati ne fund te pandemise. “Jam optimist se pavarësisht karantinës së zgjatur që kaloi vendi jemi diku në bishtin e epidemisë. Shifrt edhe pse mund t’ju duken të larta është në ulje sepse po llogariten dhe testimet në spitalet private. Ka ulje edhe të të sëmurëve rëndë”.

Tashme sipas tij perjashtohet nje vale e dyte ne vjeshte, por po i afrohemi bishtit te pandemise. Në mars ishte vala e dytë, u ndërpre nga karantina thikë. Tani është bishti i përzierë me fundin e valës së dytë. Jemi shumë afër arritjes së imunitetit të tufës, po ecim paralel me Bergamon”.

“I keni dhënë gradat e një Gjenerali një Kapteri, COVID 19 është një sëmundje virale. Kemi ngritur duart shpesh herë pa arsye përballë tij. Një mirëmenaxhim i situatës nga strukturat epidemiologjike dhe sistemi shëndetësor do të bënin që kjo copëz e mbetur e kësaj pandemie dhe në Shqipëri të kalohej lehtë”.

Për menaxhimin e situatës është kritik me shtetin dhe falenderues ndaj bluzave të bardha. “Mirëmenaxhimi i pandemisë në Shqipëri sot u ka mbetur strukturave shëndetësore që fatmirësisht i kanë kaluar caqet e bamirësisë në raport me të sëmurët dhe janë në krye kudo në çdo cep të Shqipërisë. Sot kemi një strukturë shtetërore të dëshpëruar, por kemi një strukturë shëndetësore të ngritur në këmbë që trajton të sëmurë, ditur pa ditur se ku janë, sesi janë, duke i ndihmuar dhe duke u dhënë shpresë dhe jetë. Kam sugjeruar rikthimin fuqishëm të mjekut të familjes”.

Mjeku Osmënaj kundërshtoi edhe nismën e qeverisë për të vaksinuar të gjithë popullësinë për gripin e thjeshtë. “Duan të vaksinojnë popullësinë për gripin e thjeshtë. Nuk i rekomandoj askujt të kryejë vaksinim për gripin sakohë që nuk ka të dhëna që këto viruse nuk replikojnë me njëri-tjetrin. Fatalitetet e Lombardisë ka dyshime se kanë ardhur si pasojë e hipervaksinimit për sëmundje të tjera”.

Ndërsa lidhur me hapjen e shkollave mjeku thotë se deri në klasën e 9 shkollat duhet të hapen lirisht pa asnjë masë mbrojtëse. “Duhet të përballemi me koronën. Fëmijët tanë duhet të jetojnë të lirë”.