Friday , September 18 2020

Aksident masiv në aksin rrugor Elbasan-Labinot.

Një aksident rrugor  raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në aksin automobilistik Elbasan-Labinot. Siç raporton për abcnews gazetari Aldo Kozarja janë përplasur tre automjete në fshatin Mengel. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta tre persona. Mësohet se tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.