Tuesday , September 22 2020
Foto Arkiva

Detaje nga aksidenti rrugor në Elbasan, 4 të plagosur nga përplasja e 3 automjeteve

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan. Sipas burimeve policore, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan. Mjeti tip ” Golf” me drejtues shtetasin P.B., 45 vjeç,  banues në Librazhd është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin I.S., 38 vjeç, banues në Durrës dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.M., banuese në Elbasan,  26 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i mjetit “Golf” , shtetasi P.B., si edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.