Saturday , September 26 2020

Shpat Kasapi kapet mat me të dashurën! Njihuni me zeshkanen që i ka vjedhur zemrën (Foto)

Edhe pse është munduar që pas lidhjes së bujshme me Afërdita Dreshajn ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, Shpat Kasapi s’mund të shpëtonte gjatë. Këngëtari duket se prej disa kohësh është në një lidhje të re. Ai është kapur mat nga media kosovare Prive. Shpati shfaqet në foto me një vajzë brune, duke pirë diçka në një nga baret e Shkupit.

Prive zbulon se çifti ka më shumë se 1 vit që janë bashkë dhe tanimë nuk fshihen më. Madje, në bar kanë shkuar të kapur për dore dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin. Zeshkania që i ka vjedhur zemrën Shpatit quhet Selvije dhe dikur ka pasur një sallon bukurie ku ka punuar me fytyra publike në Maqedoni.

Kaq dihet deri tani! Ndoshta në intervistën e radhës, Shpati vendos të na rrëfejë më shumë.