Tuesday , December 1 2020

Ishte me familjen për pushime në Sarandë, 10-vjeçari në gjendje kritike për jetën niset me helikopter drejt Tiranës

Një i mitur është nisur në gjendje kritike për jetën, me helikopter nga Saranda, në Tiranë. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se fëmija me inicialet K.L, 10 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar në spitalin e Sarandës në gjendje kritike për jetën. Sipas bluzave të bardha të Sarandës ishte me epilepsi në gjendje fibrile.

Sëmundja e ka prekur të miturin teksa ndodhej në hotel në Ksamil ku 10 vjeçari me familjen e  tij kishin ardhur me pushime. Gjendja e tij kritike i bëri bluzat e bardha të Sarandës ta transportojnë atë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.