Tuesday , December 1 2020

Mjeku elbasanas konfirmohet me Covid-19, vizita të shumta dhe ndërhyrje kirurgjikale tek pacientët në Elbasan

Konfirmohet me covid-19 mjeku kirurg urolog në Spitalin e Elbasanit. Siç raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja, mësohet se kirurgu Ilir Ibrushi gjatë kohës që ka qenë i infektuar ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale, dhe vizita të shumta tek pacientët. Gjithashtu nuk ka të dhëna se ku mund të jetë infektuar mjeku.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe administratën e Drejtorisë së Qendrës Spitalore ku e infektuar është punonjësja sociale e kësaj drejtorie.

Ndërsa disa ditë më parë u raportua se ishte infektuar bashkëshorti i saj. Sakaq mësohet se punonjësja sociale po merr trajtimin e duhur në banesë, ndërsa bashkëshorti është dërguar në Spitalin Infektiv./abcnews.al