Friday , September 18 2020

Epidemiologu Artan Simaku për Covid-19: Kujdes në muajt nëntor dhe dhjetor, pikëpyetja që kemi.

Muaji nëntor dhe dhjetor mund të jenë dy muajt ku mund të rikthehet piku i të infektuarve me koronavirusin e ri Covid-19. Por nga ana tjetër epidemiologu Artan Simaku thotë se ende nuk dihet nëse kush do të mbizotërojë më shumë gjatë kësaj periudhe: virusi i gripit apo ai i Covid-19.

“Trendi aktualisht i rasteve me COVID paraqitet i qëndrueshëm edhe pse me luhatje të vogla dhe kështu do të vijojnë edhe në ditë në vijim. Me hapjen e shkollave nuk përjashtohet të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Në lidhje me valën e dytë i referohemi sezonit vjeshtë-dimër.

Qarkullimi i virusit të gripit fillon në fund të nëntorit dhe në dhjetor dhe në këtë sezon do të kemi një bashkëqarkullim të dy viruseve, të gripit dhe ati të koronavirusit. Nuk e dimë se do mbizotëroj covid kundër virusit të gripit apo e kundërta, por do të kemi një bashkëjetesë të të dyve edhe për një stinë tjetër atë të vjeshtë-dimrit. Nëse do të ketë rënien në pranverë të 2021 mbetet për t’u parë“, tha Simaku për Report TV.